Veliaj i përgjigjet Kryemadhit dhe Tabakut, publikon video nga 'Sami Frashëri': S'bënë asnjë shkollë të re si PD-LSI gjatë gjumit të përbashkët

4 Nëntor 2020, 13:51| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 14:10

  • Share

Mjetet e rënda po punojnë për hapjen e themeleve të shkolles se re “Sami Frashëri” në rrugën e Barrikadave, dy herë më e madhe se e vjetra. Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj i është përgjigjur Monika Kryemadhit dhe Jorida Tabakut duke postuar nje video live nga punimet që po kryhen aty prej disa ditesh.

Në postimin e tij në Twitter, Veliaj thekson se akuzat e opozitës për “Sami Frashërin” lidhen me sikletin e tyre të përbashkët, se gjatë qeverisjes PD-LSI te Tiranes, nuk ndertuan asnjë shkollë të re. “Para se të mbërrijnë brigadieret e SHQUP-it për teatrin e ditës - ja Sami Frashëri sot!

Ua kuptoj hallin! S'bënë asnjë shkollë të re si PD-LSI gjatë gjumit të përbashkët në  Bashkinë e Tiranës. ASNJË!  Siklet duhet të jetë të dalësh rrugëve me këtë turp që s'harrohet”, shkruan Veliaj.

Ndërkaq, sot Kryemadhi ishte ne Kombinat, ku njësoj si me “Sami Frashërin”, per te cilen deklaroi se do të bëhet në Paskuqan (bashki tjetër), u përpoq të perhape panik dhe te mashtrojë banorët edhe me pallatet qe do rindertohen aty.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 04/11/2020 17:42

    PO KU DI MALOKU O ERION TE BEJE SHKOLLA,,,,,ATA BENE SHTEPI BRENDA OBORRIT TE SHKOLLES ,,,DHE MUNDESISHT TI MERRNIN SHKOLLES PLLAKAT ,,,,PISA NJEREZ,,,////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?