Veliaj i dorëzon certifikatë mirënjohje Luljeta Bozos, ja lidhja e veçantë e saj me Kongresin e Lushnjes

5 Shkurt 2020, 13:23| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 13:24

  • Share

Me rastin e  100-vjetorit të punimeve të Kongresit të Lushnjës, ku Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë, kryebashkiaku Erion Veliaj nderoi me certifikatën e mirënjohjes mes shumë familjeve të tjera edhe atë të inxhinieres Luljeta Bozo. Vjehrri i inxhinieres së njohur ka qenë dhe një nga pjesëmarrësit në këtë Kongres të rëndësishëm për fatet e vendit. 

Mes emocioneve për këtë vlerësim që i bëhet, Luljeta Bozi falënderoi kryebashkiakun Veliaj për nderimin personaliteteve që kanë kontribuar kaq shumë për vendin. “Faleminderit shumë për nderimin që i bëni vjehrrit tim Llazar Bozo dhe gjithë personaliteteve të tjera të cilat kontribuan kaq shumë që Shqipëria të jetë kjo që është sot. I jam shumë mirënjohjes Lushnjes, Tiranës dhe Shqipërisë për këtë vlerësim që i bëjnë figurave të shquara që kanë dhënë jetën dhe çdo gjë për vendin”, tha Bozo. 

Llazar Bozo i quajtur kapedan Llazari, i pari në një familje luftëtare, ka qenë delegat i Lushnjes në Kongres.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?