Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Veliaj fiton gjyqin, Gjykata e Tiranës dënon për shpifje Nënkryetarin e Rithemelimit, Luçiano Boçi! E detyron të bëjë përgënjeshtrim

28 Shkurt, 16:28| Përditesimi: 28 Shkurt, 16:35

  • Share

Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje Nënkryetarin e Rithemelimit, Luçiano Boçi. Pas gjyqeve të fituara me Albana Vokshin dhe Jorida Tabakun, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar një tjetër gjyq për shpifje ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike, kësaj here ndaj nënkryetarit të fraksionit të PD-së që drejtohet nga Sali Berisha.

Sipas vendimit të gjykatës, Luçiano Boçi dënohet me 1 milion lekë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Gjithashtu, gjykata e detyron Boçin që të përgënjeshtrojë deklaratën e bërë prej tij në selinë e PD, të cilën e ka vlerësuar si shpifje. Vendimi u mor paraditen e sotme, pas deklaratave të Boçit në lidhje me shkollat e reja të ndërtuara pas tërmetit.

Më herët, Veliaj ka deklaruar se me lekët e fituara nga gjyqet për shpifjet e hedhura nga opozita, ka krijuar një fond për blerjen e kompjuterëve për shkollat e Tiranës.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexues: 01/03/2024 10:18

    Qe mbas luftes dihet,vetem keto fitojn Qeveria ka rene. Shteti s'funksionon.

    Përgjigju
  • Parti pa koke: 29/02/2024 20:27

    Parti pa koke e pa kembe

    Përgjigju
  • Andi: 29/02/2024 13:14

    Partia e PD,një parti rrumpalle

    Përgjigju
  • @ ame rika 5445: 29/02/2024 11:47

    Pervec zhaegonit te sharjeve e Ofendimet BANALE ky eshte " MORALI , KARAKTERI e LEITMOTIVI " P.D.

    Përgjigju
    • nesti: 01/03/2024 22:39

      ato ju takojn juve

  • Carlo: 28/02/2024 23:57

    Po e vërtetë,siç thotë Parashkruesja:..prandaj edhe Lali Eri me Mbretin e tij Lakuriq kanë gjetur Shesh e po e bëjnë Përshesh...Kulla e Beton...,edhe te Liqeni Historik i Tiranës po bëjnë Kulla pafund...!Lali tall me"neten e bo Dasma në Çekrezë?!

    Përgjigju
  • shpresa: 28/02/2024 19:22

    Nuk perben lajm fitorja e Kryebashkiakut, se politika e PD eshte: akuza, shpifje, … krime. Fatkeqesi qe ne Shqiperine tone u krijua nje PD e tille, qe nuk ka lidhje me aspak me ate qe duhej te ishte( pa udheheqes ish komuniste spi bij komunistash.

    Përgjigju
    • Pashe ago: 29/02/2024 15:54

      Pd.vetem shpifje.

    • Aqif: 29/02/2024 14:35

      Politika e rilindjes komuniste eshte terror ,droge,incenerator fantazma,korrupsion... Sa per gjyqe te Veliut jane nga drejtesia e re alla Aleks Sorros

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?