Erion Veliaj dhe Sali Berisha

Veliaj e paditi për shpifje, shtyhet sërish gjyqi ndaj Berishës

2 Qershor 2023, 13:54| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 14:04

  • Share

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ku gjykohet padia e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  ndaj Sali Berishës të cilën e akuzon për shpifje.

Shkak për shtyrje këtë herë ka qenë mungesa e përfaqësuesit të akuzës.

Shkak për padinë e Veliajt u bë deklarata e Berishës më 7 prill ku e akuzonte se ka lidhje me Iranin dhe me financat e gardës revolucionare. Shtyhet seanca per padine e Veliajt ndaj Berishes. Shkak mungesa e perfaqesuesit te akuzes seanca radhes ne 8 qershor.

Akuzat e ngritura nga Sali Berisha se ka shkuar i maskuar në Iran në 2008, kryebashkiaku Erion Veliaj iu dha përgjigje në Report Tv duke i quajtur ato lajthitje dhe mashtrime. Ai rrëzoi alibinë e Berishës me foton e publikuar pak ditë më parë, ku pretendoi se ishte Veliaj maskuar. Veliaj tha se në atë foto ishte kitaristi i grupit të njohur amerikan Eagles.

    S.G/ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • e drejta: 03/06/2023 09:52

      SA HERE DO TE SHTYHET KY GJYGJ...BANDITI SAHALE I KA NE DORE SHUMICEN E GJYGJTAREVE (SE JANE TE KORRUPTUAR)

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?