Veliaj: Dy kampuse të reja universitare në Tiranë

29 Shkurt 2020, 11:43| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 12:12

  • Share

Në kuadër dhe të Paktit për Universitetin, kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë se shumë shpejt do të fillojnë punimet për Kampusin e Ri ku do të zhvendosen studentët e Juridikut dhe të Gjuhëve të Huaja, kurse në Institut, Kampusi I ri do i shërbejë të rinjve që studiojnë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. 

“Dhe lajmi më i mirë është  për Fakultetin Juridik, për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, që do të transferohen aty, për 12 godina, për një bibliotekë të re , për një mensë dhe për disa terrene sportive. Të njëjtën gjë ne do të bëjmë dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Një universitet I cili ka mbajtur një peshë të madhe në gjithë kuadrot e bujqësisë dhe tani që  i është kthyer vëmendja falë kësaj qeverie tek agrobiznesi, tek agroturizmi, do të kemi një kampus ku dhe tetë godinat që ishin zaptuar do të sistemohen qytetarët që për një arsye apo një tjetër kaluan vitet e tranzicionit aty falë projektit të qeverisë  sonë për rindërtimin , por edhe studentët  do të kenë një kampus ekzemplar”, tha Veliaj.

 Lidhur me banorët që kishin zaptuar këto godina, Bashkia e Tiranës u ka dhënë bonus qiraje gjer sa të sistemohen përfundimisht në një banesë të re.

“Studentët mir që vinin nga rrethet por ju jepej mistria në dorë që ta ndërtonin  vet ashtu siç u bënë në fakt me shumë prej pallateve që u dëmtuan në Tiranë prej punësh vullnetare. Kjo është arsyeja pse disa nga godinat patën dëme. Patjetër kemi bërë një rikonstruksion  total shumicën prej tyre, por themelet , kolonat janë po ato. Kjo është arsyeja pse tre godina që në fakt ishin zaptuar nga ata që ishin  munduar që ta kalëronin grevën e studentëve, ishin zaptuar nga po këta aktivistë. Ne si socialistë nuk themi ose këta, ose ata. Ne si socialistë themi edhe këta, edhe ata. Edhe ata që kishin zaptuar për 30 vite nën atë rrumpallhane të atij regjimi do të strehohen dhe janë sot me bonus qiraje dhe do të marrin apartamentet duke lëshuar hapësirat e zaptuara në qytetin student, edhe studentët do të kenë një kampus të ri universitar", tha Veliaj.

Si shembull të suksesshëm, Veliaj solli dhe mbajtjen e fjalës për kartën e studentëve, të cilët përfitojnë shërbime shumë herë më të lira jo vetëm tek institucionet publike, por edhe ato private.


Lajmi kryesor:

Rama: Në 2021 paga minimale 30 mijë lekë! Amnisti për pasuritë e padeklaruara ose ju pret OFL-ja! Tregoni xhepat


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?