Veliaj: Deri në shtator do lejohen të lëvizin gjatë fundjavës mjetet e tonazhit të rëndë, do mbyllim shkollat e reja dhe lagjet e rindërtimit

6 Korrik 2022, 18:34| Përditesimi: 6 Korrik 2022, 19:34

  • Share

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, se mjetet e tonazhit të rëndë do të lejohen të lëvizin vetëm gjatë fundjavës, me orare të përcaktuara, deri në shtator, kur të nisin sërish shkollat.

Sipas urdhrit të fundit, duke nisur nga kjo e premte, nga ora 18:00, mjetet e tonazhit të rëndë do të lejohen të lëvizin deri të hënën, në orën 07:00 të mëngjesit. Në shtator, me fillimin e vitit të ri shkollor, lëvizja e tyre do të kufizohet sërish.

"Kemi vendosur që për periudhën e verës, duke filluar nga dita e premte pasdite deri të hënën në mëngjes, kur njerëzit janë pushim dhe mund të shkojnë në plazh, të lejojmë lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë. Kjo sepse kemi shumë kantiere të hapura, të cilat na duhet t’I mbyllim. Në shtator do të hapim 12 shkolla të reja dhe duhet të kapim afatin. Po ashtu, kemi 10 pallate në ndërtim në Kombinat, si dhe një pafundësi objektesh me interes publik, siç është Maternitetit i Tiranës. Edhe te “5 Maji” do nisë ndërtimi i pjesës tjetër të Unazës, nga Lapraka në drejtim të Paskuqanit, prandaj për sa kohë që në këto dy muaj Tirana ka fluks më të vogël prej pushimeve, morëm këtë vendim”, u shpreh Veliaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • arti: 07/07/2022 10:57

    Po pse genjen more mashtrues ordiner ne kombinat vetem nje pallat ne ish tecin e kombinatit po nderton dhe ai pallat kati i pare eshte zhytur ne llum me uje dhe atje nuk punon njeri .U bej thirje televizioneve ta filmojne kombinatin qe eshte kthyer ne nje ukraine shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?