Viktima, autori dhe vendngjarja

Vdiq si pasojë e aksidentit tragjik në Selanik, rrëqethin prindërit: Shoferi pa ndjenja e bëri engjëll! Udhë të mbarë në skajet e gjithësisë

27 Nëntor 2022, 21:15| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 14:47

  • Share

GREQI- Disa ditë pas ngjarjes tragjike në Selanik ku një i ri me origjinë shqiptare tërhoqi zvarrë një 21-vjeçare duke i shkaktuar vdekjen ka reaguar i ati i viktimës.

Me fjalë që të rrëqethin, i ati i viktimës ka prekur zemrat e të gjithëve duke folur për aksidentin tragjik.

“Një shofer pa ndjenja e bëri fëmijën tim engjëll në parajsë”, -mësohet të ketë thënë ai.

Si ndodhi ngjarja:

Mbrëmjen e 21 nëntorit, 21-vjeçarja greke humbi jetën tragjikisht në saj të nj aksidenti famëkeq me drejtues një 26-vjeçar shqiptar. I riu me origjinë shqiptare, më herët me precedent penal aksidentoi për vdekje studenten e re dhe më pas braktisi vendin e ngjarjes.

Mjaftuan pak orë që i riu të vetëdorëzohej në polici me shenjë pendese ku edhe kërkoi të komunikonte me prindërit e saj. Duke u justifikuar, i riu u shpreh se u largua nga vendi i ngjarjes sepse jetonte në Greqi pa letra dhe më herët kishte pasur dosje në polici. Më tej, autori u shpreh se nëse viktima nuk do kishte tentuar të kalonte rrugën ‘Egnatia’ (aty ku gjeti vdekjen) asgjë nuk do të kishte ndodhur, mjaftonte që e reja të kalonte në vizat e bardha.

Lamtumira mallëngjyese e nënës:

“A jemi një ëndërr e hijes, apo një hije e një ëndrre? Në mjegullat e zeza, bukuria e pafundësisë... Udhët të mbarë shpirti im deri në skajet e gjithësisë...».

Me këto fjalë që ajo publikoi mesditën e së dielës në llogarinë personale në Facebook, nëna e saj i jep lamtumirën 21-vjeçares Emmanuela, e cila u nda nga jeta në orët e mëngjesit, pas një beteje të vështirë që bëri në spitalin Papageorgiou në Selanik!

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • veri: 28/11/2022 01:56

    kalbeni ne burg plehren.....asnje meshire.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?