Vdiq në aksidentin në Durrës, kush është 44-vjeçari ish-lojtari i Kombëtares i dënuar 5 vite më parë për prostitucion dhe trafikim droge

7 Tetor 2022, 10:54| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 10:55

  • Share

1665132725_WATERMARKREPORTtv.00451514.Still010.jpg

Hektor Psatha, ish-lojtari i Kombëtareska humbur jetën orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në autostradën Tiranë-Durrës në saj të një aksidenti. Report Tv, mëson se 44-vjeçari Hektor Psatha i cili humbi jetën ditën e sotme ishte i dënuar 5 vite më parë për prostitucion dhe trafikim droge.

Psatha është një emër i njohur në Durrës pasi disa vite më parë ka qenë pjesë e futbollit të sallës, si lojtarë i Teutës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, ku ka marrë pjesë në dy kampionate botërore.

Ish-futbollisti u arrestua 5 vite më parë me akuzën për shfrytëzim prostitucioni dhe shpërndaje lëndësh narkotike.


Lajmi kryesor:

Aksident tragjik në Durrës, mjeti del nga rruga, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares! I dënuar më parë për prostitucion dhe drogë


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?