Remi Lucidi

FOTO/ Vdes tragjikisht sfiduesi francez i lartësive, ra nga kati i 68-të i një qiellgërvishtësi në Hong-Kong

1 Gusht 2023, 09:35| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 09:47

  • Share

Sfiduesi i lartësive të mëdha, Remi Lucidi ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare pasi ka rënë nga kati i 68 i një qiellgërvishtësi në Hong-Kong.

Pasioni për lartësitë është kthyer në një tragjedi për Remi Lucidin, 30-vjeçarin francez i njohur në rrjetet sociale për sfidat e tij me lartësitë nga ku ndante foto dhe video me ndjekësit e tij.

Mendohet se Lucidi ishte ngjitur në një qiellgërvishtës në Hong- Kong, për të bërë një nga fotot e tij të zakonshme nga lartësia marramendëse, rutinë kjo e përditshme për influencer-in e njohur i cili ndante kurdoherë pamje nga lartësi që ‘preknin’ qiellin në mbarë botën.

Sipas mediave, 30-vjeçari hyri pa leje në ndërtesë, duke gënjyer rojën se do të takonte një mik në katin e 40.

Në rrethana ende të paqarta, i riu ka rënë jashtë dritares nga kati i 68-të i qiellgërvishtësit dhe ka përfunduar në tokë.

Një pastrues që ndodhej në të njëjtin kat thuhet se ka thirrur policinë pasi pa 30-vjeçarin teksa ra nga dritarja, ndërsa Lucidi me sa duket u përpoq të kërkonte ndihmë përpara se të humbte ekuilibrin.

Kamera e Lucidi, e cila përmbante video të sporteve ekstreme, thuhet se u gjet në vendngjarje, së bashku me kartën e tij të identitetit.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?