Lev Rubinstein

Vdes poeti rus Lev Rubinstein, ndërroi jetë 6 ditë pasi u përplas nga një makinë! Shquhej si kritik i presidentit Putin

14 Janar, 21:26| Përditesimi: 14 Janar, 21:29

  • Share

Lev Rubinstein, një figurë kyçe në skenën letrare të fshehtë sovjetike, vdiq gjashtë ditë pasi ai u përplas nga një makinë në Moskë, tha vajza e tij Maria të dielën.

“Babai im, Lev Rubinstein, vdiq sot”,- shkroi ajo në blogun e saj.

Rubinstein, i cili ishte 76 vjeç, u godit nga një makinë në Moskë më 8 janar dhe kaloi disa ditë në koma përpara se të vdiste, si pasojë e plagëve të parikuperueshme.

Rubinstein filloi karrierën e tij letrare në vitet 1960 dhe u bë i njohur si themelues dhe udhëheqës i shkollës konceptualiste të artistëve dhe poetëve të Moskës.

Në vitet e fundit, ai u bë një mbrojtës i opozitës së Rusisë, duke mbajtur qëndrime publike kundër goditjes së Kremlinit ndaj komunitetit LGBT dhe ndërhyrjeve ushtarake në Ukrainë.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?