Bota

Vdes në rrethana misterioze miliarderi i Bitcoin

30 Qershor 2021, 13:59| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 14:20

  • Share

Miliarderi i Bitcoin, Mircea Popescu, i cili mendohet të ketë zotëruar një pasuri me vlerë rreth 1 miliardë dollarë nga kriptomonedha më e fuqishme në botë, raportohet të jetë gjetur i mbytur në Costa Rica.

Vdekja e tij konsiderohet një mister, pasi është shumë e ngjashme me historinë e krijuesit të Bitcoin, pseudonimi i të cilit është Satoshi Nakamoto, por identiteti i vërtetë është i panjohur, fati i tij mbetet i panjohur dhe i zhdukur.

41-vjeçari, të cilit shumë i referohen si nismëtari i Bitcoin, lë pas një trashëgimi kontroverse.

Popescu menaxhonte gjithashtu një blog, i cili promovonte një gjuhë raciste dhe seksiste.  Ndonëse monedhat Bitcoin që Popescu zotëronte do të shohin një ndryshim në vlerë, nëse miliarderi nuk ka bërë lëvizjet e nevojshme që të tjerë të kenë të drejta në portofolin e tij virtual, kjo pasuri do të humbasë.

Tani për tani, situata mbetet e rrethuar nga misteri pasi ende mungon një konfirmim zyrtar i vdekjes së tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?