Viktima Rusjon Kercuku

Vdes në aksident shqiptari në Itali, u përplas me motor me shtyllën pasi po kthehej nga puna

29 Gusht 2020, 10:20| Përditesimi: 29 Gusht 2020, 10:21

  • Share

Një 18-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 në Pesaro të Italisë. Viktima është Rusjon Kercuku.

Pas kishte mbaruar punën, si kamarier, shqiptari po largohej në drejtim të shtëpisë, por motori me të cilin po udhëtonte u përplas me një shtyllë si pasojë e mungesës së ndriçimit.

Përplasja ishte fatale për 18-vjeçarin, që si pasojë e goditjeve të forta që mori humbi jetën në vend. Trupi i pajetë i të riut është parë nga kalimtarët, që e kanë lajmëruar policinë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?