Kronikë

Vdes në aksident një 3-vjeçar! Makina që drejtohej nga nëna përplaset me shtyllën dhe del nga rruga në Elbasan! I mituri ishte pa ndenjësen e posaçme

5 Gusht 2021, 10:14| Përditesimi: 5 Gusht 2021, 11:29

  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Në fshatin Bujqës një makinë e drejtuar nga një 38-vjeçare ka dalë nga rruga dhe si pasojë është ndarë nga jeta fëmija i saj 3-vjeçar. Nëna Oltja Maloku është në gjendje të rëndë.

"Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës,  Elbasan,  shtetasja O.M, 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël,  Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip "Ford", ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", ka njoftuar policia.

Nga të dhënat paraprake mësohet se 38-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit në përpjekje për të shmangur një këmbësor që dyshohet se i ka prerë rrugën. Është përplasur me shtyllën elektrike dhe ka përfunduar në arë. Report Tv mëson se fëmija nuk ishte i ulur në ndenjësen e posaçme për të mitur.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miti: 05/08/2021 11:48

    Me femijen e pa lidhur dhe duke pare rrugen me siguri ka qene duke u marre me telefonin. Kudo neper qyete sheh femra dhe meshkuj qe nuk e ngrene koken nga telefoni nderkohe qe ngasin makinen.

    Përgjigju
  • Debilja me femijen ne makine dhe me shpejtesi sketerre: 05/08/2021 09:24

    Cfare idiote se ajo nuk ishte perplasur po e kishte hedhur shtyllen e betonit ne toke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?