Suard Milani

Vdes i riu nga Shkodra, nëna në gjendje kritike! U aksidentuan 3 ditë më parë, po udhëtonin me motor drejt Postribës kur u përplasën me makinën

18 Maj 2022, 10:06| Përditesimi: 18 Maj 2022, 10:12

  • Share

Suard Milani, 21 vjeç ishte viktimë e aksidentit në Hot të Ri, Shkodër. I riu po udhëtonte me motor drejt Postribës bashku me nënën e tij, e cila mbeti e plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi para tre ditësh, ndërsa i riu ka ndërruar jetë ditën e djeshme pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Nëna e tij, Lida Milani ndodhet në spitalin e Traumës pasi ka pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike.

Motori që po drejtonte i riu u përplas me një automjet dhe për pasojë u dëmtuan rëndë nënë e bir. Nga policia nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur më 14 maj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?