Foto ilustruese

Vdes amerikani në Pogradec, i gjendet hashash në vazon e luleve, e kultivonte për konsum shëndetësor

3 Shkurt 2021, 12:35| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 12:58

  • Share

Amerikani Najebul Hasan rreth 60 vjeç është gjetur i pajetë ditën e sotme në apartamentin e tij në Tushemisht të Pogradecit.

Në vazot e luleve në apartamentin e tij Nejebulit i është gjetur lëndë narkotike hashash. Sipas burimeve ai e kultivonte për konsum shëndetësor për sëmundjen që kishte.

Ai kishte 5 vjet që jetonte në Pogradec dhe kishte ardhur me këshillën e mjekëve se i bënte mirë klima për shëndetin. Report Tv mëson se ai ka pësuar paralizë 2 herë, më herët.

Aktualisht 60 vjeçari është transportuar në morgun e Pogradecit ndërsa do të transportohet për në Tiranë për t’i bërë autopsinë. Në trupin e tij nuk ka shenja dhune dhe dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?