Vdekshmëria nga Covid, më e ulëta nga 4 pandemitë më të mëdha të shekullit

5 Qershor 2020, 13:48| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 13:50

  • Share

Pandemia Covid-19 e ka ndikuar negativisht ekonominë globale më shumë se çdo njëra nga pandemitë e 100 viteve të fundit edhe pse shkallën e vdekshmërisë për banorë e ka më të ulëtën.

Banka Botërore në dokumentin e perspektives Globale të publikuar këto ditë, përllogariti se shkalla e vdekshmërisë nga Covid ishte 39 persona për 1 milionë banorë në rang global (sipas të dhënave deri me 14 maj 2020). Kjo prevalencë është më e ulëta nga katër pandemitë më të rënda të shekullit të fundit.

Gripi Spanjoll në vitet 1918-19 pati një vdekshmëri jo të zakontë, me rreth 100 milionë të vdekur në rang global, duke shënuar edhe prevalencën më të lartë të jetëve të humbura mbi 57 mijë për 1 milionë banorë, raportoi Banka.

Pandemitë e tjera pas gripit spanjoll kishin nivele shumë më të ulëta të vdekshmërisë. Më të rëndë ishin gripi i Hong- Kongut (1968-69) dhe Gripi Aziatik (1957-58), me afro 300 dhe 400 vdekje për milionë banorë, përkatësisht. Këto pandemi u pasuan nga gripi i derrave në vitin 2009-10 me 11 vdekje për 1 milion në rang global.

Banka Botërore vëren se frekuencat e epidemive janë rritur dukshëm gjatë dy dekadave të fundit, duke i rritur edhe më shumë gjasat që të shpërthejnë pandemitë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?