Shkrimi kërcënuese ndaj ambasadorit në Serbi

‘Vdekje për Christopher Hill’, grafite kërcënuese ndaj ambasadorit të SHBA-së në Serbi shfaqen në qendër të Beogradit

15 Tetor 2023, 08:49| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 09:51

  • Share

Në qendër të Beogradit është shfaqur një grafit përmes të cilit kërkohet vdekja e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill. Ky është rasti i dytë në serinë e kërcënimeve që i drejtohen ambasadorit amerikan.

Grafiti “Vdekje për Christopher Hill” është shkruar në objektin që ndodhet në cep të Bulevardit despoti Stefan dhe Rrugës “Cetinjska”.

Sipas mediave serbe, nuk dihet se kush dhe kur e ka shkruar këtë mesazh, por ajo që dihet është se kjo nuk është hera e parë që ambasadori merr kërcënime të tilla.

Vetëm dy ditë më parë një persona është ndaluar nga Beogradi për kërcënime ndaj ambasadorit Hill.

I arrestuari, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill”.

Ndërsa, tre ditë më parë (12 tetor), ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë së Beogradit, tha se do të donte që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, por sipas tij problemi është më kompleks se kaq.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 15/10/2023 12:35

    Interesant që nuk e kërcënojnë kryeministrin pasardhësin e N. Pašicit , timonin tradhtar shqipfolës!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?