Mozzik dhe daja i tij, Burim Hetemi

‘Vdekje në duart e shtetit’, Mozzik angazhon avokatë për të hetuar vetëvrasjen e njeriut të afërt brenda qelive të paraburgimit

16 Dhjetor 2022, 15:51| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 15:54

  • Share

Këngëtari i njohur Gramoz Aliu me emrin e artit ‘Mozzik’ ka angazhuar sot disa avokatë për vdekjen e dajës së tij Burim Hetemi në qendrën e paraburgimit në Gjilan, vdekje që dyshohet si vetëvrasje. 

Ai zbuloi se daja i tij ishte i burgosur për veprën penale të dhunës në familje dhe se institucionet e shtetit, e dinin shumë mirë gjendjen mendore të Hetemit i cili ishte edhe i varur nga substancat narkotike.

 Mozzik e quajti këtë ‘vdekje në duart e shtetit’ dhe ngriti disa pikëpyetje mbi mundësinë e vetëvrasjes së dajës së tij, duke kërkuar llogari përse institucioni nuk e parandaloi. 

“Vdekje në duar të shtetit! Me datë 13 të këtij muaji rreth orës 12:40, daja im Burim Hetemi, tashmë i ndjerë, në dhomat e qendrës së paraburgimit të Gjilanit, gjeti vdekjen. Rasti tashmë po dyshohet si vetëvrasje.
Arsyeja pse i ndjeri ndodhej në këtë qendër ishte “Dhuna në familje”, e si shkak i veprimit të tillë, kanë qenë problemet e gjendjes mendore me të cilat është ballafaquar, për çfarë është trajtuar në institucionin përkatës të shëndetit mendorë. I ndjeri ka qenë gjithashtu i varur nga substancat narkotike (heroinë) shumë vite më parë dhe ka qenë në trajtim të vazhdueshëm psiko-terapeutik. Të gjithë këto fakte qenë të njohura për institucionet e shtetit me rastin e mbylljes së tij në paraburgim, ndërsa për familjen ngriten shumë pikëpyetje se si mund të ndodhë një akt i tillë në duar të shtetit?!
Për zgjidhjen e të gjithë këtyre dilemave që kemi si familje dhe në mënyrë që rasti të merr epilogun e merituar, ashtu që të mos përsëritet në të ardhmen – ne do të angazhojmë zyrën e avokatëve Koci & Vokshi, që të bëjë përfaqësimin ligjor të familjes tonë lidhur me rastin”-shkruan Mozzik në reagimin e tij. 
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?