'Dosja K'/ Vdekja ne hetuesi e inxhinierit Ramadan Zdrava, pse ia fshehën varrin për 20 vjet

14 Maj, 20:41| Përditesimi: 14 Maj, 20:48

  • Share

Ramadan Zdrava ishte një prej studentëve shqiptarë të diplomuar në Itali, të cilët patën një fat të ngjashëm  të jetës së tyre, pasi në Shqipëri u vendos regjimi komunist.

I ati i tij, Sulejman Zdrava, një ushtarak karrierë që kishte luftuar gjithë jetën për të mbrojtur kufijtë e vendit të tij, e me një karrierë të gjatë në xhandarmërinë shqiptare, ishte arratisur në fund të luftës dhe kështu Ramadani me familjen e tij ishte vënë në rreth të kuq që në ditët e para të regjimit. 

Ramadanin e kishin internuar fillimisht në kampin e Krujës, së bashku me nënën bashkëshorten dhe tre fëmijët.

Dhe vetëm pak kohë më pas e kishin arrestuar me akuza të paqena e një proces të montuar gjyqësor dhe e kishin burgosur, duke e bërë të përjetonte ferrin e kampeve burgje nëpër kënetat e Shqipërisë.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?