Kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës ruse Alexei Navanly

Vdekja në burg e liderit të opozitës ruse, reagon Rama: Kjo tragjedi nënvizon rëndësinë e unitetit dhe vendosmërisë së vendeve aleate të NATO-s

16 Shkurt, 22:38| Përditesimi: 16 Shkurt, 23:01

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vdekjen në burg të liderit të opozitës ruse, Alexei Navanly i cili mbahej i arrestuar që prej vitit 2021 dhe ishte dënuar me 19 vite burg.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social ‘X’, Rama shprehet se i bashkohet qëndrimit të presidentit amerikan Joe Biden sa i takon nderimit të Navanly dhe marrjes së masave ndëshkuese ndaj Rusisë. Sipas kreut të ekzekutivit, vdekja e liderit kryesor të opozitës ruse dhe kundështarit më të madh të Vladimir Putin, thekson rëndësinë e vendosmërisë së aleatëve të NATO-s.

Rama shkruan më tej se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me aleatët në forcimin e aftësive mbrojtëse dhe riorganizimin e industrisë ushtarake.

“Unë qëndroj me Presidentin Biden dhe liderë të tjerë aleatë për të nderuar sakrificën përfundimtare të Alexei Navalny. Kjo tragjedi nënvizon rëndësinë e unitetit dhe vendosmërisë aleate. Konferenca e Sigurisë së Mynihut është një moment i përshtatshëm për të theksuar rëndësinë e përpjekjeve kolektive, veçanërisht midis aleatëve të NATO-s. Ne të gjithë duhet të ndajmë përgjegjësinë e mbajtjes së parimeve të NATO-s dhe ndërkohë që përballemi me sfida komplekse, ne nuk duhet të hezitojmë të shkojmë më shumë. Angazhimi 2% është kërkesa minimale, jo maksimumi. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me partnerët tanë për të forcuar aftësitë tona mbrojtëse, duke përfshirë rigjallërimin e industrisë sonë ushtarake”- u shpreh Rama.

Më herët, ndër politikanët shqiptarë që reaguan për vdekjen e Navanly ishin edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit shkroi në rrjetin social ‘X’ se vdekja e liderit të opozitës në Rusi tregon një vendosmëri të Moskës zyrtare për të eleminuar këdo që del kundër regjimit.

Presidenti i SHBA, Joe Biden si shumë liderë të tjerë kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e liderit të opozitës ruse duke paralajmëruar se do të ketë pasoja për Rusinë.

Ora 22:17
Vdekja e Navanly-t, Kurti: Tregon gatishmërinë e pushtetit autoritar të Rusisë për të eleminuar këdo që e kërcënon

1706874756_albinkurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vdekjes së liderit të opozitës ruse, Alexei Navanly duke e konsideruar si një gatishmëri autoritarizmit për të eleminuar këdo që kërcënon pushtetin.

Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë, shkroi në rrjetin social X: “Vdekja e raportuar e Navalnyt është thirrje për të gjithë që ta shohim autoritarizmin si të tillë; një gatishmëri për të vrarë dhe torturuar këdo që e kërcënon pushtetin e kapur fuqishëm”.

Rusia së bashku me Serbinë njihet si një ndër kundërshtarëve më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.

Ora 14:56
Vdekja e liderit të opozitës ruse në burg, ministri i Jashtëm, Hasani: Një kujtesë e trishtë se larg vlerave të demokracisë është sot Rusia

1704971080_hasani.jpg

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar për ndarjen nga jeta të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny në burgun rus.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, Hasani shkruan se Navanly është bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz dhe se vdekja e tij tregon sesa larg është rusia nga vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“I trishtuar thellësisht nga lajmi i vdekjes së Alexei Navanly në një burg rus. Navalny jetoi, dhe në fund vdiq, për vlerat e pakompromis të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke u bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz. Vdekja e tij është një kujtesë tragjike se sa larg nga këto vlera është sot Rusia”- shkruan Hasani në postimin e tij.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 17/02/2024 06:04

    Tani qe foli gjigandi jone Russia do i ver gishtin kokes Do ndaloj luften dhe do japi europes naft e gaz per 10 vjet pa pages

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?