Katalin Stefanescu

Vdekja misterioze e kampionit të Ballkanit në bodybuilding, gjendet i mbytur në liqen

14 Korrik 2023, 12:58
  • Share

RUMANI - Trupi i pajetë Katalin Stefanescu (30 vjeç), një sportisti i bodybuilding në Rumani, u gjet në liqen pasi kishte shkuar për peshkim me një mikun e tij. Vdekja e rumunit i bashkohet një numri të vdekjeve të paqarta të bodybuilders në kohët e fundit. Besohet se atleti vuante nga një sëmundje e papritur para vdekjes.

Dyshohet se shoku është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka shkuar me makinë për në shtëpi për një vizitë të shkurtër dhe kur është kthyer në vendin e peshkimit, ka gjetur Stupeneskun pa ndjenja në ujë.

Në vendngjarje është thirrur një ambulancë, por ekipet mjekësore nuk kanë mundur ta shpëtojnë dhe 30-vjeçari është konstatuar i vdekur në vendngjarje. Policia tha se është duke e hetuar rastin. Ai ka lënë pas gruan dhe vajzën e tij.

Muajin e kaluar u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare, bodybuilderi  Joe Lindner, i cili u bë i famshëm për këshillat e tij të jetesës së shëndetshme si bodybuilder, duke mbajtur një llogari në Instagram me mbi 8 milionë ndjekës. Po në maj të këtij viti ishte ish-“Mr.India”, Pramaraj Arora, i cili vdiq në moshën 42-vjeçare.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?