Kronikë

Vdekja e vogëlushit në Vlorë, mjekët nuk e rikthyen dot në jetë pas shumë përpjekjesh

19 Nëntor 2021, 19:43| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 19:44

  • Share

1634294844_vlore770x431.jpg

Të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Vlorë ku ka humbur jetën një fëmijë pasi është çarë me xham.

Fëmija 1 vjeç e gjysmë ka mbërritur në orën 18 në ambientet e spitalit të Vlorës pothuajse pa shenja jete. Fëmija ishte mbuluar me gjak dhe nga verifikimet e para kishte një plagë në qafë në krahun e majtë ku dukej qartë se enët e mëdha të gjakut ishin të dëmtuara dhe fëmija nuk kishte frymëmarrje dhe puls.

Menjëherë ka hyrë në sallë operacionit ku ekipi prej katër mjekësh nuk mundi ta rikthente zemrën në punë me gjithë veprimet e shpejta, pasi ka bërë arrest kardiak nga humbja e gjakut.

 


Lajmi kryesor:

E rëndë në Vlorë, pritet me xham duke luajtur, humb jetën 1-vjeçari (EMRI)


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?