Vdekja e sulmuesit të Egnatias pas atakut kardiak, Braçe akuza FSHF: Futbolli i klubeve është një geto! Nuk ka mjekësi sportive, kujdesen vetëm për karrige

12 Nëntor 2023, 12:24| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 14:12

  • Share

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ashpër për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme ku futbollisti i Egnatias, Raphael Dwamena ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiat të pësuar në fushën e lojës gjatë ndeshjes me Partizanin.

Në reagimin e bërë, Braçe duke akuzuar FSHF-në, shkruan se futbolli i klubeve është një ‘geto’ dhe askush nuk përkujdeset për të pasur mjekësi sportive dhe kontrolle por vetëm për zgjedhjen e kryetarit të Federatës.

Reagimi i plotë i Braçes në instagram:

Raphael Dwamena duhej shpëtuar

Duhet ta kishim shpëtuar!

E shpëtuan anglezet, e shpëtuan spanjollët,

e shpetuan austriakët, e shpëtuan zviceranët;

Ne jo! Ne nuk e shpëtuam!

Dhe ka arsye;

Ne kemi kombëtare për jashtë sigurisht, futbolli tjetër-ky që luhet ketu brenda, është një Geto!

Për të as qe kujdeset kush; ky futboll duhet vëc për të zgjedhur kryetarin e Federatës, asgjë më shumë,

Karrigen!

Raphael Dwamena shpëtoi ne Evrope, për shkak të rregullave natyrisht; tek ne jo, këtu nuk ka rregulla;

Në fakt këtu nuk ka mjekësi sportive-sidomos në çdo klub, nuk ka rregulla që vijnë nga ky aspekt, nuk ka protokolle, nuk ka as kontrolle;

lejet e lojtarëve për te zbritur në fushat tona, as që diktohen nga shëndeti e siguria për te.

Ai që organizon garën nuk ekziston për këtë!

Jeta është mbi pasionin, futbolli nuk mund të jetë mbi jetën.

Në Evropë zbatuan këtë dhe i dhanë jetën Dëamenes.

Këtu, vetëm #PARTIZANI e bëri këtë;

I mohoi ekipit cilesitë superiore të Raphael Dëamenes,

një nga të huajt më të mirë të zbritur në këtë tokë,

për ti dhënë jetë pertej futbollit!

E vetmja mënyrë për ta shpëtuar ishte kjo!

Vdekja e tij në fushë po bën xhiron e botës;

Dashuria e tij per futbollin, nuk justifikon asgjë, asnjë, cilindo që ka pergjegjesinë për këtë futbollin tonë!

Ndërkohë, prokuroria e Durrësit, ka nisur hetimet për ngjarjen, duke marrë në pyetje mjekët e ekipit të Egnatias, të spitalit të Kavajës si dhe ka sekuestruar kartelat mjekësore të të ndjerit. 

 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Brace: 12/11/2023 13:30

    Te gjithe luftojne me mbajte karrigen, me shume se te gjithe politikanet si puna jote qe lehin per njate karrige e sbejne gja tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?