Vdekja e Prigozhin, Inteligjenca e SHBA: Një shpërthim i qëllimshëm shkaktoi rrëzimin e avionit

26 Gusht 2023, 16:21| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 16:36

  • Share

 

Një shpërthim i qëllimshëm shkaktoi rrëzimin e avionit ku ndodhej udhëheqësi i grupit Wagner, vlerëson paraprakisht inteligjenca amerikane.

Janë shtuar dyshimet se presidenti rus Vladimir Putin, edhe pse lavdëroi Prigozhin, ishte arkitekti i atentatit. Sipas VOA-s, një nga zyrtarët amerikanë tha se vlerësimet paraprake tregojnë se Yevgeny Prigozhin ishte “me shumë gjasë” në shënjestër dhe se shpërthimi përputhet me “historinë e gjatë të Putinit për t’i mbyllur gojën kritikëve të tij”. 

Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të bënin komente, nuk dhanë asnjë detaj mbi atë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili besohet gjerësisht si një hakmarrje për rebelimin e grupit Wagner në qershor, sfida më e madhe ndaj sundimit 23 vjeçar të udhëheqësit rus.

Disa nga ndihmësit e lartë të zotit Prigozhin ndodheshin në avionin e rrëzuar. Zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder tha se raportet e shtypit se një raketë tokë-ajër rrëzoi avionin ishin të pasakta.

Ai nuk pranoi të thoshte nëse Shtetet e Bashkuara dyshonin për një bombë apo besonin se përplasja ishte një atentat. Detajet e vlerësimit të inteligjencës amerikane u publikuan ndërsa Presidenti Putin shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që u raportuan se ishin në bordin e avionit dhe iu referua “gabimeve serioze” të Prigozhinit.

Menjeherë pas ngjarjes, presidenti Joe Biden, duke folur para gazetarëve, tha se besonte se Presidenti Putin kishte gisht në rrëzimin e avionit, megjithëse ai e pranoi se nuk kishte informacion që verifikonte vlerësimin e tij.


Lajmi kryesor:

Lufta/ NATO takim ‘sekret në Kiev? Sulm me dron në Moskë, mbyllen përkohësisht aeroportet! Bomba ruse në Kherson


S.S//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?