Vdekja e Prigozhin, dëshmitarja: Kemi dëgjuar dy shpërthime në ajër dhe pastaj avioni u rrëzua

24 Gusht 2023, 18:54| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 19:11

  • Share

 

Gruaja e cila filmoi pamjet e para të rrëzimit të avionit të Prigozhin në Kizheniko, në rajonin Tver në Rusinë qendrore derisa ai ra në tokë, tha se ata kanë dëgjuar dy shpërthime në ajër dhe më pas avioni është rrëzuar.

‘Isha në kopsht duke punuar, dëgjova dy shpërthime nga qielli dhe nxora telefonin. E pashë atë aeroplan duke u rrëzuar…”. 

Pastaj, shtëllunga e madhe e tymit të zi ngrihet. Së bashku me fqinjët e tjerë, ajo shkoi në vendngjarje dhe filmoi atë që pa: mbetjet e avionit, fragmente sediljesh dhe pjesë të tjera që janë të vështira për t'u identifikuar - dhe mbetjet njerëzore, në veçanti dy kufoma të copëtuara.

Video është në procesverbalet e hetimit zyrtar të hapur nga rusët. Emri i gruas nuk dihet ende, me siguri tashmë është marrë në pyetje për zhvillimin e ngjarjeve, aq më tepër që ka dëgjuar “dy shpërthimet në qiell”.

Detaji është i rëndësishëm për rindërtimin e asaj që ndodhi, pasi dikush pretendon (mes tyre edhe disa elementë të grupit Wagner) se avioni është goditur nga anti-ajrorët rusë, i cili ka një pozicion në zonë. Hipoteza tjetër është ajo e sabotimit, pra e një shpërthimi që ka ndodhur brenda avionit të Prigozhinit.


Lajmi kryesor:

Putin thyen heshtjen për avionin e rrëzuar në Moskë ku besohet se vdiq Prigozhin: 'Ngushëllime!' Zelensky: E dimë kush fshihet pas! SHBA: Raketa u lëshua nga Rusia


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?