3 ditë homazhe për Papa Benediktin XVI në Vatikan! 15 mijë besimtarët në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit! Në ceremoni Mattarella dhe Meloni (VIDEO+FOTO)

2 Janar 2023, 09:38| Përditesimi: 3 Janar 2023, 14:25

  • Share

ITALI- Prej paradites së sotme anë nisur homazhet në Bazilikën e Shën Pjetrit në nderim të ish Papa Beneditkit të XVI, i ndarë nga jeta dy ditë më parë. Trupi i tij i vendosur në një arkmort të hapur do të qëndrojë për tre ditë në Bazilikë ku besimtarët lejohen të bëjnë nderimet e tyre deri në orën 19:00 çdo mbrëmje.

Mediat italiane raportojnë se janë 15 mijë persona që presin në radhë për të bërë homazhe në ndër të Papa Ratzinger, ndërsa mendohet se  gjatë 3 ditëve janë të pakën 35 mijë njerëz që do e nderojnë atë. Ndër të parët që kanë mbërritur përhomaxhe sot, ishin presidenti Italian Sergio Mattarrela dhe kryeministrja Giorgia Meloni.  

Ai ndërroi jetë natën e Vitit të Ri në moshën 95-vjeçare , pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Vatikani ka bërë të ditur se funerali do mbahet më 5 janar të enjten dhe do drejtohet nga Papa Françesku dhe kjo është hera e parë që një Papë do të varroset nga pasardhësi i tij. Vatikani thotë se shërbimi funeral do të jetë i thjeshtë, solemn dhe i matur.

Vetë Papa Benedikti kishte kërkuar që funerali tij të ishte i thjeshtës, sipas asaj që tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni. Papa Benedikti XVI  drejtoi Kishën Katolike për më pak se 8 vjet. Në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen pas 6 shekujsh që nga Gregori XII në vitin 1415. Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Eçlesiae brenda mureve të Vatikanit. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur në një deklaratë nga Vatikani: “Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34 në Manastirin Mater Eçlesiae në Vatikan'.

Pas 'rëndimit të papritur për shkak të moshës' në natën mes të martës dhe të mërkurës, Papa Françesku u kërkoi besimtarëve "një lutje të veçantë për Papa Benediktin", i cili mbante titullin “Emeritus” pas dorëheqjes.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?