Alastair King-Smith dhe Erion Veliaj

Vdekja e Mbretëreshës, Kryebashkiaku Veliaj mesazh në Librin e Ngushëllimeve: Iu shërbeu me dinjitet qytetarëve

14 Shtator 2022, 10:15| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 10:17

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

I shoqëruar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith, Veliaj la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës, ku vlerësoi jetën dhe veprën e Mbretëreshës Elizabeth II.

“Pikëllimi është çmimi që ne paguajmë për dashurinë” – EIIR. Në emër të qytetarëve të Tiranës , ju bashkova Shkëlqesisë së Tij, ambasadorit Alastair King-Smith në Tiranë dhe i shpreha të gjithë simpatinë dhe admirimin për jetën e Mbretëreshës Elisabeth II dedikuar  në shërbim të qytetarëve me dinjitet  dhe guxim”, tha  Veliaj.

Edhe presidenti Begaj pas vdekjes së Mbretëreshës shkroi në librin e ngushëllime.

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta pas 70 vitesh në fron, në moshën 96-vjeçare, duke i lënë fronin Mbretit Charles. 

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?