Lear Kurti

Vdekja e Lear Kurtit, dëshmia e 6 mjekëve dhe infermierëve të ‘Traumës’: Mbërriti i pajetë në spital! I dhamë ndihmë, por s’e kthyem dot në jetë

31 Tetor 2022, 10:25| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 10:34

  • Share

Teksa vijojnë hetimet për vdekjen e Lear Kurtit, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar marrjen në pyetje të mjekëve dhe infermierëve që ishin në turnin e tretë në spitalin e Traumës.

Ata kanë qëndruar 3 orë në prokurori dhe sipas kartelës rezulton se 32-vjeçari mbërriti pa shenja jete në spital. Mjekët kanë dhënë ndihmë mjekësore por ka qenë e pamundur që të kthehet në jetë.

Ditën e sotme ka nisur ekzaminimi i kamerave të spitalit pas dëshmive të mjekëve e kartelës mjekësore. Deri tani, mjekët rezultojnë pa shkelje ligjore.

Vdekja e Lear Kurtit është mbuluar me mister. Kjo ka ardhur si pasojë e deklaratave kontradiktore që kanë pasur në fillim mes policisë, AMP-së si edhe spitalit të Traumës. Opozita dhe familjarët hedhin akuza se i riu është dhunuar në komisariat, e ndërsa ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se ka nisur hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë duke konfirmuar se në stomakun e Lear Kurtit është gjetur qese me gjurmë kokaine. 

Sipas ekspertizës, Lear Kurti, ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë, veprim që mendohet ta ketë bërë nga frika se mos e kapte policia me drogë. Deri në sqarimin e plotë të vdekjes së 32-vjeçarit në duart e policisë, kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i pezulloi nga detyra efektivët që e shoqëruan të riun në komisariat.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?