Spiro Iljadhi dhe Antonio Delilaj

Vdekja e kamerierit 17-vjeçar në Sarandë një muaj më parë, arrestohet pronari i lokalit ‘Orange’

27 Shtator 2023, 15:40| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 16:15

  • Share

SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar pronarin e lokalit të natës ‘Orange’, Spiro Iljadhi ku rreth një muaj më parë ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti fatal në punë, kamerieri 17-vjeçar, Antonio Delilaj. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe i është caktuar masa arrest me burg.

Që prej mbrëmjes tragjike të 26 gushtit, pronari Spiro Iljadhi ishte në kërkim. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 01:15 të 26 gushtit në lokalin e Iljadhit.  Nga hetimet ka rezultuar se Antonio Delilaj po merrte disa koli me ujë nga bodrumi për tek bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njëra prej kavove. Goditja e fortë në kokë i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme. Adoleshenti ishte nga fshati Qafë-Gjashtë i Sarandës.

Kush është Spiro iljadhi:

Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar  'Orange" në Sarandë, që njihet dhe si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend. Ndërkohë ai rezulton pronar edhe i Orange Pizza & Grill Lounge" në Ksamil.  Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej 'Ero'.  Më 20 qershor të vitit 2021, Spiro Iljadhi mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?