Vdekja e ish-Presidentit Napolitano, Veliaj mesazh në Librin e Ngushëllimeve: Mik dhe mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në BE

26 Shtator 2023, 20:06| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 20:08

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën italiane në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Giorgio Napolitano.

I shoqëruar nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci , Veliaj la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.

“Sot në Ambasadën Italiane në Tiranë, shpreha ngushëllimet e mia për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Giorgio Napolitano.  Napolitano ka qenë një mik i mirë i shqiptarëve dhe një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në BE. U prehsh në paqe”, shkruan Veliaj.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?