Vdekja e ish-kryebashkiakut të Përmetit, Meta: E kisha mik, Shqipëria ka një intelektual më pak

24 Gusht 2020, 11:50| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 12:00

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Përmetit, Dhimitër Nasi duke i shprehur ngushëllimet familjes. Kreu i shtetit thotë në postimin e tij në Facebook, se Nasin e kishte një nga miqtë më të mirë dhe lajmi i sotëm e trishtoi.

"Dita sot nisi e trishtuar me lajmin e ndarjes nga jeta të Dhimitër Nasit, kryetarit të parë të Bashkisë së Përmetit pas triumfit të demokracisë në Shqipëri! Ndihem i keqardhur për ndarjen, por dhe i nderuar që e pata nga miqtë më të mirë! Familja Nasi humbi njeriun e shtrenjtë, Përmeti përcjell kryetarin e devotshëm, shoqëria u nda nga një qytetar me cilësi të rralla dhe Shqipëria ka nga sot një intelektual të përkushtuar më pak në kohën kur ka më shumë nevojë për shëmbuj si i Dhimitrit! Ngushëllimet më të ndjera familjes, përmetarëve dhe miqve të tij kudo! U prehtë në paqen e përjetshme shpirti i tij fisnik" shkruan Meta.

Ish- kryebashkiaku i parë i Përmetit, Dhimitër Nasi ndërroi jetë ditën  e sotme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Nasi ishte infektuar me COVID-19, por ishte shëruar dy ditë më parë, ku tamponi i bërë kishte rezultuar negativ.

    //ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • O tej: 24/08/2020 15:39

      Mbas tij ishalla nje hale me pak

      Përgjigju
    • Staplerfahrer: 24/08/2020 15:17

      Ik edhe ti kshu na bohen dy me pak

      Përgjigju
      • myzeqri: 24/08/2020 19:03

        o METE PO PER ISH kRYETARIN E bASHKISE lUSHNJE NUK THE ASNJE FJALE SI SHPGEOHET.

    • Sondazhi i ditës:

      A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?