Vdekja e fëmijës nga korrenti, gjykata e Beratit nxjerr nga qelia dy zyrtarët e bashkisë

26 Maj 2020, 11:31| Përditesimi: 26 Maj 2020, 13:34

  • Share

Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka liruar nga qelia duke ndryshuar masën e sigurisë për dy zyrtarët e bashkisë që u arrestuan pak ditë më parë për vdekjen e fëmijës 4-vjeç, që humbi jetën pasi e zuri korrenti.

Tashmë nga arrest me burg, dy zyrtarët drejtori i shërbimeve Poli Ikonomi 32-vjeç dhe përgjegjësi i ndriçimit Llazar Oxholli 61 vjeç do të hetohen në masën detyrim paraqitje.

Ata sot u përballën me togat e zeza të gjykatës së njohur me masën e sigurisë. Poli Ikonomi dhe Llazar Hoxholli akuzoheshin për shpërdorim detyre por edhe pse prokurori Olgert Rumniçi kërkoi për ta masën e sigurisë "arrest me burg" gjyqtari Durim Hasa i la në detyrim paraqitje.

Në hetim për cështjen në gjendje të lirë janë edhe 4 elektricistë. Fëmija ishte duke luajtur në park, në momentin që shkoi të pinte ujë në çezmë dhe ra në kontakt me rrymën elektrike, pasi kabujt ishin zhveshur.

Ai ishte duke luajtur në tunelin me drita, pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të disa telave të zhveshur të tunelit. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?