Foto ilustruese

Kronikë

Vdekja e elektricistit gjatë punës në Gjirokastër, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH-së, nën hetim një operator i dispeçerisë

1 Qershor 2021, 09:21| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 10:12

  • Share

Arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH-së në Gjirokastër për shpërdorim të detyrës dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme ka ndërruar jetë elektricisti Gëzim Çabej, i cili ra nga shtylla e tensionit të lartë pas kontaktit me rrymën elektrike.

52-vjeçari i arrestuar nuk kreu kontrollin dhe monitorimin e punës së elektricistëve. Gjithashtu nën hetim është edhe një operator i OSSH në Gjirokastër, pasi dyshohet se falsifikoi dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë.

Çabej është transportuar me helikopter drejt kryeqytetit pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua. Elektricisti i ndjerë kishte hemoragji të brendshme përgjatë gjithë ditës dhe transportimi i tij në Tiranë ishte mundësia e fundit për t'u normalizuar por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Ndërkohë i plagosur mbeti edhe kolegu i tij L.V, i cili po ashtu ra në kontakt me rrymë elektirke dhe u dërgua në spital për mjekim të mëtejshëm.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i punimeve të OSSH-së, për veprat penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", si dhe procedohet një operator i dispeçerisë së OSSH-së Gjirokastër, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve".

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprat penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasin Sh. O., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të ngritur nga OSSH Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të një linje elektrike në lagjen Gërhot, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  G. C  dhe  A. T.   Shtetasi  G.C,  ka ndërruar jetë më vonë në spital.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve", për shtetasin K. H., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë operator i OSSH Gjirokastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë së OSSH Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?