Vdekja e dy minatorëve pas shembjes së galerisë së kromit në Tropojë, arrestohet drejtuesi teknik

20 Mars 2022, 10:25| Përditesimi: 20 Mars 2022, 11:06

  • Share

Për humbjen e jetëve të dy minatorëve një ditë më parë pasi u shemb një galeri kromi në Tropojë, është arrestuar drejtuesi teknik i subjekti. Në pranga u vu 45-vjeçari Adriatik Rexha, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.

45-vjeçari akuzohet se për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, humbën jetën dy minatorët 41-vjeçari Adil Dautaj dhe 43-vjeçari Afrim Zhutaj nga Kepeneku.

Ditën e djeshme një galeri e një miniere kromi në fshatin Lajthizë është shembur dhe për pasojë kanë humbur jetën dy minatorë, ndërsa 4 të tjerë u arritën të nxirreshin gjallë. Trupat e pajetë të dy minatorëve u nxorën nga galeria e shembur, pas disa orësh kërkimesh nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Shembja e galerisë ndodhi në mbi 1000 metra thellësi.

Galeria e shembur e kromit në Tropojë është në pronësi të kompanisë 'Vëllazëria minerals Albania' me pronar Marian Dedën. Kjo kompania është regjistruar në 2012 dhe ka si objekt pune çfarëdolloj veprimtarie ne fushën e aktivitetin te mineraleve, që nga eksplorimi, shfrytëzimi, shpimi i minierave dhe punimin e mineraleve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 20/03/2022 10:39

    Jo vetem drejtuesi teknik por dhe ata qe i kane dhene lejen te punoje ne ato kushte mizerje , kushdo qe ka hedhur firmen duhet te kalbet ne burg dhe tju sekuestrohen pronat dhe gjithe pasuria ti kaloje femijeve te viktimave , vetem keshtu behet ky vend !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?