Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka reagur për ndarjen nga jeta të Dede Malajt, drejtorit të shkollës Lidhja e Prizrenit në Paskuqan, pasi ishte infektuar me Covid.
Në reagimn e saj Kushi shkruan se e ka pritur me keqardhje të madhe këtë lajm dhe se ndan ndjenjën e hidhërimit me të afërmit e familjarët e të ndjerit, i cili ka dhënë një kontribut të mirë në arsim.
"Me keqardhje të thellë prita lajmin e ndarjes nga jeta të arsimtarit dhe drejtuesit të nderuar, Dede Malaj, pas një përpjekjeje të madhe për ta mposhtur virusin e pabesë Covid-19. Ndaj me familjen e mësues Dedës e të afërmve të tjerë, me kolegët e nxënësit e tij, ndjenjën më të thellë të hidhërimit për këtë njeri të palodhur në punën e tij, që ndër vite ka dhënë vetëm kontribut të mirë në arsim", tha ai.
Sakaq ka bërë apel që të mos ulet vigjilenca për të mbrojtur shëndetin. "Me këtë rast, apeloj sërish shumë fort që për asnjë moment mos ta ulim vigjilencën për të mbrojtur shëndetin tonë dhe të tjerëve, por akoma më shumë të rrisim ndërgjegjësimin qytetar që të frenojmë përhapjen e mëtejshme të virusit", shkruan ministrja.