Vdekja e 70-vjeçares nga asfiksia, E bija në lot: Ika si përherë, kur erdha nëna kishte ndërruar jetë! Shtëpia është shkrumbuar, mbetëm në qiell të hapur

22 Shtator 2022, 11:35| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 13:41

  • Share

Familjarët e 70-vjeçares, Violeta Muçi që humb jetën në banesën e djegur në Tiranë, kanë rrëfyer për Report Tv se viktima ka qenë vetëm në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Me lot në sy, e bija thotë se iku dhe e la të emën brenda në shtëpi si gjithmonë, por si pasojë e asfiksisë 70-vjeçarja ka ndërruar jetë.

“Po ç’të them unë korba. 8 muaj kam që futa babin në dhe, më vdiq nga arrest kardiak. Se di ca ka ndodhur ikëm të katërt në punë. Kam që e vogël që s’jam ndarë nga prindërit  e mi, unë ndenja me prindërit pleqërova. Nuk e di ca ka ndodhur se ne ikëm e lam shtëpinë brenda. I thash si përditë ikëm. Kaq di t’iu them. Gjithçka është djegur. Mbetëm në qiell të hapur, ju lutem na ndihmoni”, tha vajza e 70-vjeçares.

Dhëndri i saj, Bledar Lekaj thitë se fqinjët e morën në telefon se ka rënë zjarr, ndërsa kur mbërritën morën vesh lajmin se 70-vjeçarja kishtë ndërruar jetë. Ai tha se policia e kishte gjetur të moshuarën në banjo, ndërsa dyshohet se ka qenë duke mbyllur grilën, pasi ka qenë duke dalë.

“Ne ikëm në punë, veç kur na morën në telefon që banesa ka marrë zjarr. Kur erdhëm këtu gjetëm policinë. Dyshohet për shkëndije elektrike,. Jetonte me ne. Unë kam jetuar me prindërit e gruas, para disa kohësh na vdiq vjehrri nga infarkti. Bashkë kemi jetuar. Nga asfiksia, nuk mundi të dalë. Është gjendur brenda në banesë, më duket në banjo. Por ekspertiza po vijon akoma. Kur dalim i mbyllim grilat. Ajo po i mbyllte, si duket ka dashur të dalë, se bën ndonjë Pazar. Si duket ka rënë zjarr i menjëhershëm, nuk ishte djegur, është asfiksuar nga tymi. Komshia pa tymin, i ra policisë menjëherë”, u shpreh dhëndri i 70-vjeçares, Bledar Lekaj.


Lajmi kryesor:

Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, ndërron jetë 70-vjeçarja! Report Tv sjell pamjet brenda banesës së djegur, gjithçka e shkrumbuar


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?