Vdekja e 7-vjeçares Jonada Avdia, shtyhet sërish seanca! Gjyshi i së miturës: Skenar, Gjykata e Vlorës do që të japë dënim minimal për autorët

20 Dhjetor 2023, 14:06| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 14:18

  • Share

VLORË- Gjykata e Vlorës ka shtyrë sërish seancën, e cila duhej të mbahej sot për 8 punonjësit e policisë së Himarës, pas tragjedisë në Potam ku efektivi i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatëve të të pandehurve, ndërsa data për zhvillimin e seancës së radhës u caktua 17 janari 2024.

I pranishëm ishte edhe gjyshi i së miturës, Ismet Avdia, i cili në një deklaratë për mediat, tha se ka besim tek drejtësia, por ai shtoi se i druhen një skenari të Gjykatës. Sipas tij, shtyrja e seancave po bëhet qëllimisht që të akuzuarve t’u jepet dënim minimal.

“Kjo është seanca e tetë, e një gjyqi paraprak që zgjat pothuajse 6 muaj, në një kohë që për 8 muaj prokurorja e nderuar ka arritur të mbyllë dosjen. Ajo u shty sërish sot. Ne jemi shumë të shqetësuar, dua të deklaroj përmes ekraneve tuaja.

Ky është një skenar, unë këtë skenar e kam dyshuar, por ai u bë realitet. Ky skenar që krijoi një lodhje për të bind publikun dhe udhëzuesit e lartë të gjykatës se kjo çështje duhet të gjykohet bashkërisht ashtu siç është hetuar. Ata e ndanë dhe kjo ndarje krijon hapësira për gjykim të shkurtuar dhe në fund skenari do jetë një dënim simbolik pas dy vitesh. Ne i besojmë ende drejtësisë, por u bëjmë thirrje organeve të larta të drejtësisë që ta shohin. Tragjedia e Himarës është një pjesë dhimbshme jo vetëm e familjes sonë, por  e gjithë popullit shqiptar. Ky është një skenar për ta zbutur dënimin ndaj atyre që e vranë Jonadën”, tha Ismet Avdia.

Kujtojmë që më 1 dhjetor, Gjykata e Vlorës ndau dosjen e ngjarjes së gushtit të vitit 2022 në Himarë. Ish-punonjës i policisë, do të gjykohet më vete, pa 8 punonjësit e tjerë të policisë së Himarës, nën akuzë për shpërdorim detyre.

7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën në gusht të 2022, tragjikisht në plazhin Potam të Himarës teksa po lahej në det, pasi u godit nga një gomone, e cila në kundërshti me rregulluat, po lundronte brenda kordonit të sigurisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 22/12/2023 15:48

    Mos te harrojnë që nqs nuk vendosin drejtësinë në vend për atë engjëll të vogël që ju keput jeta ende pa e filluar akoma ,do marrin denim atje ku dhe atyre tu dhembi me shume.

    Përgjigju
  • Arditi: 20/12/2023 20:47

    Gjykata e Vlores eshte nje oxymoron. Nuk mund te ekzistojne ne te njejten fjali. Njerez shpellare dhe egersira qe bejne si te forte por qe do zhdukin veten brenda 2-3 brezave keshtu sic e kane krijuar. Qytet plerash, hotelesh, bordellosh, ska asnje pik identiteti kulturor me, asgje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?