Orjol Lame dhe Shane Hyseni

Vdekja e 4 familjarëve shqiptarë në aksidentin tragjik, shoferi ishte arrestuar 2 herë vitet e fundit! Mediat italiane: Duhej të ishte dëbuar nga Italia

4 Nëntor 2022, 10:59| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 15:04

  • Share

Orjol Lame, shoferi i makinës që u përplas me një shtëpi në Itali dhe që do të shkaktonte vdekjen e 4 personave, tashmë po hetohet për vrasje. 32-vjeçari shqiptar, po hetohet për vrasje në rrugë sepse testet toksikologjike treguan që në momentin e aksidentit, shqiptari ishte i dehur dhe i droguar. Aksidenti i rëndë shkaktoi vdekjen e gruas së tij, Shane Hyseni, 22 vjeçe, djalit të tyre, Mattias Lame, rreth 2 vjeç dhe motrës e vëllait të 22-vjeçares, 8 e 11 vjeç.

Sipas mediave italiane, Lame rezultonte se ishte arrestuar edhe dy herë gjatë viteve të fundit. Herën e parë, ishte arrestuar më prill të 2020 për shpërndarje droge. Karabinierët në Sant’Ilario e kapën me kokainë, heroinë dhe morfinë. Lame u arrestua në flagrancë teksa shkëmbente drogën me një klient.

Ndërsa e herën e dytë në Shkurt të 2021, ai u arrestua në Campoformido. Karabinierët e arrestuan ndërkohë që gjendej në makinë bashkë me një 51-vjeçar nga Parma, i skeduar nga autoritetet. Ndaj Orjol Lames kishte një urdhër dëbimi, lëshuar në vitin 2020 nga autoritetet në Reggio Emilia. Sipas këtij vendimi, shqiptari nuk duhej të kthehej në Itali para vitit 2025. Sipas skemës që u rindërtua nga hetuesit, Orjol Lame nuk duhet të kishte marrë kurrë leje drejtimi italian dhe në momentin e aksidentit në Via Emilia, ku mbetën të vdekur katër persona, drejtonte një automjet të pasiguruar, Fiat Stilo.

Shane Hyseni, 22 vjeçe, Mattias Lame, 2 vjeç, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni 11 vjeç humbën jetën në ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:00 në Via Emilia midis Cadé dhe Villa Gaida. Babai po drejtonte automjetin tip ‘Fiat Stilo’ të errët që humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të braktisur.

Kur mësuan aksidentin tragjik që u mori tre fëmijët dhe nipin, gjyshërit e tronditur kujtonin bisedën e fundit me vajzën 22-vjeçare që i kishte kërkuar prindërve të merrte motrën e vëllain për të dalë në darkë që rezultoi të ishte e fundit për ta.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 04/11/2022 11:51

    Ku po shkoje i dehur, i droguar dhe pa siguracion me familjare me vete or teeeejjjj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?