Vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier, daja: Djali kishte një shenjë në grykë

7 Janar 2022, 14:59| Përditesimi: 7 Janar 2022, 15:14

  • Share

 

Daja i tre vjeçarit flet për vdekjen e fëmijës. 

"Unë jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht, për të edukuar... më morën në telefon e më thanë hajde se djalin e keni keq, aty takuam doktorin, që ishte munduar të kthente djalin në jetë, ai më shpjegoi, më tha djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë, për këtë duam drejtësi", tha daja.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Fier/ 3-vjeçari ndërron jetë në kopsht! Burime: U mbyt nga kapuçi i xhupit teksa merrte çantën te varësja e rrobave! Shoqërohet në Polici edukatorja! Daja: Kishte shenja në qafë, duam drejtësi


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?