Opozita thërret protestë para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e 32-vjeçarit! Rama: Hiena që kërkojnë të shqyejnë një të vdekur, Prokuroria foli qartë

21 Tetor 2022, 12:07| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 15:26

  • Share

Kreu i qeverisë, Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për vdekjen e Lear Kurtit dy ditë më parë. Për pretendimet e opozitës se i riu është vrarë nga dhuna e policisë, Rama thekson se nuk ka asnjë shenjë që vdekja e 32-vjeçarit të ketë ardhur nga policia.

Nga një takim me fermerët në Elbasan, Rama tha se opozita po e përdor këtë rast duke e lidhur me vrasjen e Klodian Rashës, me qëllim që të prekin njerëzit dhe ata të dalin në protesta. Lidhur me këtë ngjarje, Rama u shpreh se po vijojnë hetimet dhe se Policia e Shtetit ka vepruar në mënyrë korrekte duke pezulluar efektivët që shoqëruan të riun atë natë.

“Akuzojnë policinë se ka vrarë një djalë të ri, në mënyrën më korrekte më serioze më dinjtioze policia ka pezulluar personat që mos të jenë të përfshirë në asnjë lloj procesi, është ngarkuar agjencia përkatëse, është mjekësia ligjore që bën punën e vet, nuk ka asnjë shenjë që të ketë qenë ndonjë gjë e bërë me të keq dhe gjithsesi të gjithë presim përfundimin, autopsia raporti i mjekësisë ligjore e me radhë. Por çfarë lloj qeniesh janë këta që ju dalin njerëzve si gogol në ekranet e televizorëve ku ju e shikoni megjithëse flasin për një regjim që kontrollon gjithçka, ne s’kontrollojmë asgjë, se ato ekrane janë ekrane në një barrikadë kundër qeverisë për arsye të pronarëve të tyre, e vrau policia, se dua ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte në të rast një tmerr i vërtetë të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan ti nxjerrin njerëzit në rrugë”, tha Rama.

Ndërsa në një postim më pas ai ka shkruar se opozitarët po sillen si hiena që kërkojnë të shqyejnë një të vdekur në media.

“Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar policinë për vrasjen. Pavarësisht se sipas ekspertizës i riu në stomakun e tij u gjetën doza kokainë, Berisha i mbetet të njëjtit qëndrim se  vdekja e tij erdhi si pasojë e dhunës policore. 

"Nga një keqtrajtim total dhe terror të vërtetë ndaj tij, asnjë rregull nuk është respektuar në hetimin e kësaj vrasjeje. Në hetimin e kësaj barbarie. Të supozojë, se vërtet këtij i ndaloi zemra por për të faktua rkëtë duhej korrektesa për çdo hap të kësaj. S’ka vdekje natyrale për një 32-vjeçar, jo! (...) Iu vendos atij qesja me kokainë në stomak atij, sicc ja vunë në dorë revolen Klodian Rrashës’- tha Berisha.

Ndërsa Sekreari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se policia deri tani ka vrarë 4 vetë.

“Katër viktima në ndërgjegjen e Edi Ramës! Fund vrasjeve të të rinjve nga Policia e Shtetit! Vrasësit me uniformë të Policisë së Shtetit po u marrin jetën të rinjve shqiptarë në rrugë, në plazhe dhe në ambientet e Komisariateve. Këto ngjarje tragjike dhe tronditëse nuk do të jenë të fundit sa kohë në pushtet të jetë Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e tyre të inkriminuara në Policinë e Shtetit. Sot, e premte, në ora 20:00, të gjithë në protestë para Ministrisë së Brendshme!”, shkruan Blushi.

Këto reagime të politikanëve vijnë pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti i cili ndërroi jetë në duart e policisë dy ditë më parë. Në një kontroll në mbrëmje vonë, Policia i ka kërkuar të riut që të ndalojë dhe t’i japë mjetin e identifikimit, por Kurti është larguar me vrap dhe sipas ekspertizës ai ka gëlltitur dy qese me doza kokaine.

Ekspertiza ka dalë në përfundimin se Kurti ka vdekur nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës. Deri në sqarimin e plotë të vdekjes së 32-vjeçarit në duart e policisë, kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i pezulloi nga detyra efektivët që e shoqëruan të riun në komisariat.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sonila: 21/10/2022 20:42

    Nxirr kamerat ne komisariat o edi rama mos u perpiq per te na mbushur mendjen,,,,vetem kamerat na e mbushin mendjen neve......!!!!!!

    Përgjigju
  • Plepi: 21/10/2022 18:39

    Mirë e ka zoti Rama, ai nuk gënjen se është burr e jo kurvë si Berisha

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 21/10/2022 14:07

    Luftë e poshtër dhe e neveritshme nga të dyja palet,njera kërkon benefite mbi arkmortin e të ndjerit dhe tjetra me postin e teveqelit@letrës higjenike te kryeminister,ardVELIUT, ben rolin e pushtetit gjyqësor,drejtesinë nuk mund ta beje ky topi letres higjenike pushteterore dhe as statusi që i ka dhene atij kryeministri.

    Përgjigju
  • Tom: 21/10/2022 13:56

    Zotit K…Minister! Ne fak une sdua ta perziej vetin as me ju dhe as me te tjeret, nuk jam politikan, thjesht qytetar Shqiptar Amerikan, pse u shqetsove nga protestat qe duan ta din te verteten, a nuk ishe ti aje qe dole ne protest te dhunshme per vjedhjen e Ilir Metes? Ti u bere shkaktar per vrasjen e 4 protestusve dhe me pas e more Ilirin te qeverisnit bashk duke ber vadhe mbi gjakun e protestusve te tu, duke u tadhur me te vdekurit e familet e tyre, dhe qysh nga ajo dite e deri me sot ti je ne krye te shtetit duke bere 10100 te zeza ,bendit fal atyre qe vdiqen per ty!! Shtet banditesh qe I drejton nje horr, dhe presin ti zejn vendin horrat te tjer….Shqiperia nuk behet kurr! Jemi te gjith te pa pergatitur vec se bejm gam gam kot, Rrnoft popudhi I ndershem e I mire te kqite lumi ti marr(apo ka pak te keqi) Lavdi Amerikes qe drejton demokracit e botes shtyp Bandat me force. E ligjit, Edhe ju po ju ngushtohet lagu shum shpejt ????????????????????????????????????????qendroni te fort mbi cdo bandit se nje dite do jemi te cliruar✌️✌️✌️✌️

    Përgjigju
    • Xherr: 21/10/2022 17:02

      Jam me ty Tom dhe Ujkun e K., Rama te zhduket dhe te gjithe cunat e mallit te vishen polica dhe keshtu nuk do kete kush ti vrase. Jam i sigurte qe populli do votoje fuqishem Salen se e ka mare malli per 97-n qe solli 10100 te Bardha …

  • titi: 21/10/2022 12:57

    po a nuk ishte ky ai qe vrau rob ne protest ky zagar burr vetem keq i ka bo ktit vendi

    Përgjigju
  • vini: 21/10/2022 12:56

    po kur ske vepra do flasesh dhe kush flet krimineli me i madh ne shqiperi z.sali nongrada

    Përgjigju
  • koli: 21/10/2022 12:56

    po saliu i di mire kto pune se i ka bo vet skenaret e vrasjeve

    Përgjigju
  • Bedri: 21/10/2022 12:50

    Tmerr si mund te flasin keshtu duke ja shtuar akoma e me shume dhimbjen familjes

    Përgjigju
  • Sandri: 21/10/2022 12:49

    Kjo ska lidhje me klodianin. Rasti i klodjanit esht krim qe sperseritet kurse ky skishte ca i bente shteti

    Përgjigju
  • Tini: 21/10/2022 12:48

    Opozita at pun ka o miku im vetem me trazu ujrat kot

    Përgjigju
  • Geris: 21/10/2022 12:48

    Opozita si gjithmone vetem protesta do ne vendin tone

    Përgjigju
  • Rudi: 21/10/2022 12:43

    Faji esht dhe i juaji...thoni qe vdic se gelltiti qeset me droge por pezulloni policet qe e arrestuan.Ju vet jeni kontradiktor,policia ke ber detyren dhe nuk ka pse te merren masa ndaj policeve se nje drogaxhi gelltit drogen.Mos i beni kot policet koka turku per te shpetuar dike tjeter me lart

    Përgjigju
  • Rei: 21/10/2022 12:41

    Kta te opozites jan plera si mo nuk mendojm fare per ate djal te Gjor po e kthejn cdo gje politike

    Përgjigju
  • Geri: 21/10/2022 12:40

    Me vjen keq per djalin e gjor ama ai vet ishte perdorues E nuk kan faj polices se pin ai e u ngel n dor

    Përgjigju
  • Flavia: 21/10/2022 12:39

    Policia ka ber detyren kti berishes zor ti vi qe ben protesta e i bjen ne qaf dikujt per kete ngjarje

    Përgjigju
  • Jorgo: 21/10/2022 12:33

    Berisha ska ca ben tani dhe do llap kot e me kot sepse eshte nje njeri i deshtuar per popullin shqiptar

    Përgjigju
  • kelment: 21/10/2022 12:24

    Policia ka bere thjesht punen dhe nuk ka fare gisht ne vdekjen e atij djaloshi te cilet ju gjet droge

    Përgjigju
  • duri: 21/10/2022 12:24

    Sa i mbrojne drogaxhinjte keta te non grates....

    Përgjigju
  • Denis: 21/10/2022 12:24

    Nuk marrin parasysh dhimbjen qe po kalon familja por shohin vetem interesin e tyre kjo opozite e mbaruar qe ne kemi

    Përgjigju
  • alfred: 21/10/2022 12:23

    Po normale qe do shpifi ai sal krimineli sepse do te nxjerr njerez ne protesta per qellimet e veta

    Përgjigju
  • Flamur: 21/10/2022 12:23

    Nuk la rast non grada pa e lidhur me qeverine per te nxitur protesta te kota

    Përgjigju
  • genci: 21/10/2022 12:22

    Keta te opozites akuzojne kot e me kot policin sepse e ngaterone me ate te 21 janarit ndaj

    Përgjigju
  • Agron: 21/10/2022 12:22

    E kane fiksim kta monstrat e pd te krijojne zhurma e rremuja, pa marre parasysh dhimbjen e familjes per humbjen e tyre

    Përgjigju
  • beni: 21/10/2022 12:21

    pse e bete autopsine mbas 5 oresh nga vdekja,,kur duhej lene 12 ore,,,,dhe pse behet autopsia nga 1 mjek kur duhej te ishte. nje grup mjekesh ..turp ..kriminele..vrases te te rinjve...pse nuk shihen kamerat ne rruge,,dhe ne komisariat....???????

    Përgjigju
  • simon: 21/10/2022 12:20

    po ata duan sesben te kapen me dicka e ku e gjejne me tema delikate si puna e ktyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?