Materniteti i Fierit

Kronikë

Vdekja e 30-vjeçares gjatë lindjes në maternitetin e Fierit, mjekët: Shkak infarkti, do flasim pasi të dalë përgjigjja e autopsisë

13 Prill 2021, 11:58| Përditesimi: 13 Prill 2021, 12:02

  • Share

Mjekët që u kujdesën për Elisabeta Lamajn, 31-vjeçarja që humbi jetën në maternitetin e Fierit katër ditë më parë, kanë përcaktuar infarktin akut të miokardit si shkak të vdekjes së saj.

Elisabeta Lamaj humbi jetën pas kryerjes së anestezisë lokale ditën e shtunë në maternitetin e Fierit, ku shkoi të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë. Fatmirësisht, foshnja, e gjinisë femër, gëzon shëndet të plotë.

Familjarët e të resë kanë bërë përgjegjës mjekët për vdekjen e saj, ndërsa bashkëshorti i të ndjerës, Leonard lamaj, ka bere kallëzimin penal në policinë Fier për mjekim të pakujdesshëm.

Prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje, ndërsa është kryer autopsia e trupit të së ndjerës dhe priten konkluzionet mjeko ligjore për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Drejtoresha e maternitetit të Fierit është shprehur se do të flasë në lidhje me rastin, pasi të vijë përgjigjja e autopsisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?