Foto ilustruese

Vdekja e 29-vjeçarit në burgun francez, prokuroria flet për vetvrasje por avokati nuk bindet

26 Dhjetor 2021, 19:29| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 19:31

  • Share

Refik Mata, 29-vjeçar, ka humbur jetën 9 ditë më parë në një burg të Francës. Ai është gjetur i vdekur në qelinë e e tij më 17 dhjetor në burgun e Nices. Hetimi i deritanishëm i autoriteteve franceze ka dalë në dyshimin se bëhet fjalë për një vetëvrasje.

Por Julie Boano, avokat i Refik Matës ka shprehur dyshime për shkakun e vdekjes dhe e ka quajtur hetimin si një lëmsh të vërtetë.

“Për gjashtë muaj me radhë unë kam raportuar se klienti im ishte në një gjendje aspak të mirë. Në 7 tetor patëm një debat pak përpara dhënies nga gjykata të masës së dënimit. Kur klienti im erdhi në gjykatë e kishte fytyrën të ënjtur e me shenja. Prokurorët më siguruan se do të nisnin një hetim por nuk më sollën asnjë përgjigje” ka deklaruar avokati.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?