Vdekja e 22 vjeçares keniane muaj pasi u dhunua në Tiranë, qytetarët protestojnë para prokurorisë: Hetimet për të u neglizhuan vetëm sepse ishte me ngjyrë

20 Shkurt 2023, 17:37| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 18:16

  • Share

Qytetarë të Tiranës janë mbledhur në një protestë përballë prokurorisë së kryeqytetit ku kërkojnë zbardhjen e dhunës së ushtruar ndaj 22 vjeçares keniane Joy Aoko e cila vdiq pak ditë më parë në një spital të Kenyas. Në prej aktivisteve tha se vdekja e të resë është neglizhuar nga organet shtetërore shqiptare për faktin se ishte me ngjyrë. 

“Unë mendoj se kjo vrasje e Xhoit ështrë një vrasje e gjithëfishtë.  Edhe fakti që ishte një grua me ngjyrë, nëse do ishte qytetare e një vendi perëndimor, qasja e institucioneve këtu do ishte këtu. Mendoj se drejtësia funksionon ndryshe për njerëzit e pasur dhe ndryshe për të varfërit. Kjo është protesta e dytë, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë nuk dua të humbas shpresën sepse mendoj se ne si gra nëse humbasim shpresën atëherë kemi marrë fund të gjithë”- u shpreh aktivistja e shoqërisë civile, Xhoi Karaj.

Kjo është protesta e dytë e mbajtur për të renë keniane. Në protestë kanë marrë pjesë edhe bashkëkombas të kenianes të cilët kritikojnë ashpër institucionet shtetërore për neglizhencën që kanë treguar për këtë ngjarje.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko.  22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia ndërsa lajmi u konfirmua nga nëna e saj Ruth Abongo për Report Tv.  22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme.

Kujtojmë se që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën "Pandeli Evangjeli" në Tiranë, megjithëse ngjarja është ende e mbuluar me mister. Rasti i dhunimit të 22-vjeçares solli në Tiranë edhe përfaqësues të ambasadës keniane në Itali. Ata diskutuan me nënën e Joy, mjekët që kujdesen për të renë në spital dhe më pas u takuan me efektivët e policisë që po hetojnë ngjarjen, të cilët i kanë çuar në banesën ku ndodhi dhunimi brutal i 22-vjeçares.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve. 22-vjeçarja keniane prej 14 gushtit ndodhej në koma e shtruar në spitalin e Traumës me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve.  E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Sipas saj vajza u kishte treguar shoqeve se përndiqej nga një shofer taksie i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/02/2023 02:00

    Po Berisha e Meta cfare ngjyre kane qe nuk u hetuan per kaq vjet per mekatet e tyre?!

    Përgjigju
  • [email protected]: 20/02/2023 18:12

    Bravo per solidarizimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?