VD/ Shkodër, PD e pret me protesta
Rama i përshëndet me dy gishtat lart

9 Dhjetor 2017, 09:53| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Rama mblodhi në Shkodër Këshillin Kombëtar të Territorit, ndërsa u prit me protesta nga të rinjtë e Partisë Demokratike, FRPD. Demokratët kanë protestuar me pankarta në duar ‘Qeveri e drogës’ ‘Qeveri e krimit’ ‘Qeveri e plehrave’.

Gjatë protestës kanë ndërhyrë forcat e policisë duke shtyrë protestuesit për të liruar rrugën kryesore. Ndërsa Rama kur zbriti nga makina ngriti dy gishtat lart duke i përshëndetur. Të rinjtë kanë protestuar përpara kinemasë ku zhvillohet mbledhja e KKT që drejtohet nga Rama. 

[gallery]25070[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?