VD/Meta në Medvegjë,s’ngurron
t'i bjerë çiftelisë e t’ia marrë këngës

26 Nëntor 2017, 22:44| Përditesimi:

  • Share
Presidenti i Ilir Meta ishte sot i pranishëm në Medvegjë ku u prit nga dhjetëra qytetarë.

Në mbrëmje, kreu i shtetit shqiptar, u ulur në një tryezë me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve dhe disa rapsodë, duke iu bashkuar atyre nën tingujt e bukur të çiftelisë. Në tavolinë, Meta na ka njohur edhe me një” talent” të tij, atë në muzikë.  Presidenti nuk ka ngurruar aspak të provojë t’i bjerë çiftelisë e të këndojë.

Video është postuar nga gazetari Idro Seferi i cili shkruan: Leksion me çifteli rapsodi nga Skrapari, Ilir Meta

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?