Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Vazhdon ‘trendi’ negativ, sërish i lartë numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 975 raste dhe 12 viktima në 24 orët e fundit

1 Prill 2021, 15:39| Përditesimi: 1 Prill 2021, 15:42

  • Share

KOSOVË- Shënohet sërish një rekord negativ për sa i përket infektimeve nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 975 persona dhe janë raportuar 12 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur ndjeshëm, ndërsa sot janë raportuar 2 viktima më pak, por sërish numri mbetet i lartë.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 893 gjatë 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 328 raste, Ferizaj 120 raste, Gjilan 78 raste, Mitrovicë 66 raste, Prizren 44 raste, Podujevë 42 raste, Gjakovë 37 raste, Pejë 37 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Viti 32 raste, Lipjan 20 raste, Kaçanik 18 raste, Vushtrri 16 raste, Drenas 15 raste, Obiliq 15 raste, Skenderaj 12 raste, Suharekë 12 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Rahovec 8 raste, Kllokot 6 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Shtime 3 raste, Graçanicë 2 raste, Malishevë 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Zubin-Potok.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (90, 81 vjeç), Ferizaj 1 rast (92 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (71 vjeç), Kamenicë 1 rast (62 vjeç), Kaçanik 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 91.405, ndërsa ai i viktimave është 1.884 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar 3 ditë më parë kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.

Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet janë mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh “luftojnë” në vijën e parë me COVID-19.

Megjithatë ne vend pritet të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza të tjera të AstraZeneca, pjesë e 100 mijë e 800 dozave të premtuara nga COVAX.

Edhe ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovë, Zemja ka njoftuar se tashmë Kosova ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të vaksinave anti-COVID, Pfizer.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?