Foto gjatë trajnimit

Vazhdon trajnimi i qenve për të gjurmuar COVID-19, dallojnë aromat 20 mijë herë më shumë se sa njerëzit

21 Prill 2020, 20:57| Përditesimi: 21 Prill 2020, 21:01

  • Share

Qentë mund të dallojnë aromat 20 mijë herë më shumë se sa njerëzit dhe tashmë ata po trajnohen për të zbuluar disa sëmundje.

Sipas zëdhënësit të projektit, Hamidreza Shiri, trajnimi po mbështetet nga ushtria iraniane.

Ai tha se u bënë dy javë që nga fillimi i projektit.

“Në fazën e parë të hulumtimit, ne vërtetuam se qentë nuk infektohen nga koronavirusi; tani janë dy javë që qentë janë duke punuar drejtpërdrejt me virusin, por testet e shumta në faza të ndryshme tregojnë se asnjëri prej tyre dhe as trajnerët nuk kanë kontraktuar virusin.

Meqenëse ne nuk e dinim se cila racë ka një aftësi më të mirë zbulimi, ne kemi përdorur raca të ndryshme duke përfshirë Labrador, Golden Retriever, German Shepherd dhe Border Collie", tha ai.

Projekte të ngjashme kanë filluar edhe në vende të tjera si Britania e Madhe.

Sipas një raporti nga Business Insider, potenciali që qentë t’i përgjigjen pandemisë së koronavirusit po hulumtohen nga "Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale" (LSHTM) në Londër, Universiteti Durham dhe organizata "Dogs Detection Medical".

Ne nuk e dimë nëse COVID-19 ka ende një erë specifike, por ne e dimë që sëmundjet e tjera të frymëmarrjes ndryshojnë erën e trupit tonë, kështu që ekziston një shans që e bën.

Nëse është efektiv, ky mjet i ri mund të revolucionarizojë aftësinë zbuluese të vendeve dhe të zgjidhë krizën e mostestimit.

Sipas ekspertëve, qentë janë të aftë të kryejnë  testimin e 750 personave në orë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?