Vazhdon ndëshkimi i shoferëve të papërgjegjshëm, 1410 të gjobitur, 47 patenta të pezulluara, 6 të tjerë në pranga në Durrës

16 Qershor 2022, 14:56| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 15:03

  • Share

Vazhdojnë kontrollet në Durrës me qëllim kapjen e të gjithë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve.

Si rezultat i kontrolleve dhe falë denoncimeve gjatë jave kanë rënë në pranga 6 shoferë.

2 prej tyre u kapën duke drejtuar makinën në mënyrë të parregullt, ndërsa 4 të tjerë për shkelje të ndryshme.

Janë pezulluar 47 leje drejtimi.

11 shoferëve iu pezullua leje drejtimi pasi po qarkullonin nën efektin e alkoolit ndërsa 36 t tjerëve  për shkak se lëviznin me shpejtësi tej normës së lejuar.    

Policia Rrugore ka vendosur edhe 1410 gjoba për shkeljet si më poshtë:

• 272 masa administrative për parakalim të gabuar;

• 69 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

• 118 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;

• 75 masa administrative për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;

• 282 masa administrative për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

• 5 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;

• 23 masa administrative për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;

• 566 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljeve të rregullave në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?