Ushtar në luftë me flakët

Kronikë

'Vazhdon lufta me flakët', Rama: Betejë nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e zjarreve, nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa

6 Gusht 2021, 18:53| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 20:33

  • Share

Kryeministri Rama ka garantuar pak minuta më parë se të gjitha strukturat e çdo institucioni janë në luftë me flakët në të gjitha vatrat në çdo cep të vendit. Rama shkruan se tanimë nuk ka asnjë rrezik për jetën e njerëzve apo banesave.

"Vazhdon lufta me flakët – Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në  Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurovë-Selitë (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe).

Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa", shkruan Kryeministri.

Thuajse i gjithë vendi është përfshirë në këto ditë nga zjarret, sidomos qarqet e Vlorës dhe të Gjirokastrës kanë qenë edhe më problematikët.  163 vatra zjarri janë shuar në të gjithë territorin e vendit.  Edhe pse shumë ditë me vonesë ndërhyrja nga ajri ndihmoi shumë në këtë drejtim, por dëmë të jashtëzakonshme janë shkaktuar. Me ardhjen e ndihmës nga Bashkimi Europian me 2 helikopterë nga Holanda dhe 1 nga Republika Çeke shpresohet që më në fund të kemi ditë të qetë në vijim.

Ora 18:32
Zjarret, zonat ku FA po luftojnë ende nga toka e ajri për shuarjen e flakëve

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se ende janë disa vatra aktive zjarri në vendin tonë dhe Forcat e Armatosura po luftojnë nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve.

“Vazhdon lufta me flakët – Në këto momente Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në  Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe). Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa”, shkruan Peleshi.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?