Ish-krerët e UÇK

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës

16 Janar, 09:33| Përditesimi: 16 Janar, 09:37

  • Share

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ditën e sotme do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Dëshmitari i 39-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W01493 do të vazhdojë dëshminë e tij edhe në seancën e sotme në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ka rinisur dje me dëshminë e një dëshmitari të ri të ZPS-së, W01493, i cili është dëshmitar i mbrojtur dhe ka dëshmuar përmes video-lidhjes. 

Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer në zonën Operative të Dukagjinit dhe dëshmia e tij do të ofroj informacion për strukturën dhe marrëdhëniet ndërmjet UÇK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ish oficer iU.P.: 16/01/2024 09:47

    FARK ishte organizat e ashtuquajtur ushtarake ,por hajdute e dhurimeve të popullit KOSOVAR.Kjo org. por vetëm luftarake nuk ariti të bëhet(për analogji si motra e saj b.k.sh.) Kjo tregon që ajo gjykatë po lufton LUFTËTARËT E LIRIS me anti luftëtarët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?